Planifikohet zgjërimi i bulevardit në Çair

Planifikohet zgjërimi i bulevardit në Çair

Gazetare: Evi Shkopi

Premtimi i kamotshëm për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” është ri aktualizuar. Si Qyteti i Shkupit ashtu edhe Komuna e Çairit thonë më bindje të plotë se realizimi i projektit në terren do të fillojë së shpejti.

Me më pak bindje flasin qytetarët, të cilët thonë se gjatë këtyre viteve shpesh kanë marrë premtime për realizimin e të cilave nuk është hedhur asnjë hap konkret.

Jo, nuk besoj, sepse ata po të duan e realizojnë atë, por nuk duan. Që sa vite këtu sa pengesa për këtë dyqanin këtu, i nxjerrin nëpër trotuar. Ata vet i japin ato leje. Nxirren, jo drunjtë, jo s’po priten drunjtë. Ato mbillen përsëri. Hiqi këto, mbill të tjera”, tha një qytetar.

Duhet, duhet. Është e nevojshme të zgjerohet që të mos krijohet trafik. Shpresoj se po, duhet t’u besojmë ata që premtojnë, prandaj edhe I zgjedhim, u shpreh një qytetar.

Besoj se do të realizohet, por do të marr pak kohë. Ka shumë rrëmujë, ato ndalen edhe I ndezin 4 dritat Nuk mund të kalojmë lirisht edhe  është pak ngushtë”, tha një qytetar.

Shumë ka këtu. Kjo është rruga më e ngarkuar në qytet, më kryesore. Më shumë se këtu nuk ka trafik askund. Sigurisht duhet më shpejt të bëhet”, deklaroi një qytetar.

Shpresojmë të realizohet.Kam mendim se po. E shikoni shumë mirë se si është rruga. E nevojshme është. Është ngushtë, edhe në mes ja si e kanë bërë. Nuk ka asnjë lloj rendi”, tha një qytetar.

Të gjithë flasin, por nuk është e saktë. Gjithçka është gënjeshtër. Sepse asgjë nuk është bërë. Secila parti shkon, pro asgjë nuk është bërë”, u shpreh një qytetar.

Do bëhet ndonjëherë”, deklaroi një qytetar.

Për zgjerimin e këtij bulevardi duhet të zgjidhen çështjet e shpronësimit me disa biznese, objektet e të cilave duhet të mënjanohen.

Ata që vizituam na thanë se kanë dëgjuar se planifikohet zgjerimi me tre korsi i bulevardit, por thonë se njoftim zyrtar ende nuk kanë marrë.

Kanë diskutuar diçka me ju? Ju kanë informuar zyrtarisht?
– Jo, zyrtarisht jo, por flitet diçka. Unë jam punëtor, nuk kam shumë detaje, u shpreh një shitës.

Sinkron: Shitës
Asnjë nuk ju ka njoftuar”, tha një shitës
-Jo.
Për shembull kanë thënë se do ta rregullojnë, por nuk e di. Mendoj se as që do bëhet, deri në 2050.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tha se banorët e Shkupit shumë shpejt do të befasohen. Ajo tha se para se të nisin punimet duhet të zgjidhen të gjitha çështjet pronësore, në mënyrë që realizimin në terren të mos zvarritet.

Mendoj se do t’u befasojmë shumë shpejt. Ai është projekt që po e përgatisim së bashku me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiun. Punojmë në zgjidhjen paraprakisht të të gjitha çështjeve në lidhje me të drejtat juridike pronësore”, deklaroi Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

Ajo paralajmëroi se së shpejti së bashku me kryetarin e Çairit do të bëjnë prezantimin e projektit.

LEXO EDHE:

Back to top button