Policia Financiare do të hetojë procedurat për furnizime me derivate të NQP-së

Policia Financiare do të hetojë procedurat për furnizime me derivate të NQP-së

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Prokuroria Publike i ka dhënë udhëzime Policisë Financiare, që të hetojë procedurat për furnizime publike me derivate për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik- Shkup. Dyshimet për mosrespektim të procedurës për furnizim publik, fillimisht u ngritën nga Byroja për Furnizime Publike, e cila kreu kontroll mbi procedurën.
“Kontrolli i drejtorisë ka zbuluar se organi i dakorduar NQP, ka zgjedhur ofertë të papranueshme si më të volitshme. Kjo ofertë e cila ka qenë dhe e vetmja e dorëzuar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vet NQP e ka shënuar në pikën 1.4.8 nga dokumentacioni tenderimit. Kjo në fakt është shënuar edhe në vet raportin e procedurës së zbatuar nga komisioni për furnizime publike në NQP”, njoftojnë nga Byroja për Furnizime Publike.

Duke pasur parasysh këtë, nga Byroja kanë dhënë instruksione çfarë duhet të ndërmarrë NQP në procesverbalin nga kontrolli i kryer. Instruksioni thotë se komisioni për furnizime publike është dashur ta anulojë edhe përzgjedhjen e kompanisë edhe vet procedurën e furnizimit. Ndërkohë nga Qyteti i Shkupit kontrollin e Byrosë e cilësojnë si skenar për shkatërrim të ndërrmarjes.

“Krizë e re e cila e la NQP-në pa naftë, e shkupjanët pa transport publik si skenar i shpikur për shkatërrimin e ndërmarrjes. Kuadri i shefit të VMRO-DPMNE-së në Byronë për Furnizime Publike, Mare Bogoeva, krijon krizë në NQP për derivatet, me çka për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e shfuqizoi furnizimin e rregullt publik për derivate në NQP si skenar i shpikur”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se e gjithë golgota në NQP ka filluar që kur kryeministri Hristijan Mickoski filloi të negociojë për blerjen e 100 autobusëve elektrikë. Për shkak të mungesës së naftës, autobusët e NQP-së ngelën të parkuara në bazat e ndërmarrjes në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button