Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot mban fjalimin vjetor në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.

Seanca do të nisë në ora 10:00. Ndërkohë, Kuvendi do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 11:00, në të cilën do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Kurse, pasdite nga ora 18:00, Kuvendi vazhdon seancën plenare të mbetur në gjysmë, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button