Prezencë e policisë nëpër rrugët që të çojnë te varri i Goce Dellçevit

Prezencë e policisë nëpër rrugët që të çojnë te varri i Goce Dellçevit

Gazetar: Lluka Andreev

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri thirrje për kremtim paqësor dhe dinjitoz të ditëlindjes së Goce Dellçevit. Ai u bëri thirrje gjithashtu të gjitha organizatave që synojnë të provokojnë kremtimin e nesërm.

“Të gjitha ato shoqata patriotike që duan ta shfrytëzojnë këtë ngjarje për provokime, sikurse në periudhën e kaluar kemi pasur provokime nga individë dhe grupe, vetëm me qëllim të prishjes së marrëdhënieve dhe atmosferës në vend dhe marrëdhënieve me vendet fqinje, duhet të përmbahen që të mos përdorin ngjarje të tilla për të krijuar efekte anësore në shoqërinë tonë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryetar i Qeverisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, më herët ka konfirmuar se policia është duke biseduar me persona të caktuar të cilët kanë paralajmëruar praninë e tyre te varri i Goce Dellçevit dhe u kanë thënë që të kenë kujdes të mos keqpërdoren, sepse më pas, siç shtoi ai, do të merren me përgjegjësinë. Në ndërkohë, Sindikata e Policisë u bëri thirrje anëtarëve të saj. Nga atje, ata u kërkuan anëtarëve të shërbimeve të sigurisë që të mos bien nën ndikimet partiake.

“Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje partive politike dhe përfaqësuesve të tyre vendorë si dhe të gjitha grupeve të tjera radikale që të mos i frikësojnë anëtarët tanë dhe në përgjithësi të gjithë punonjësit e shërbimeve të sigurisë, sepse koha e kërcënimeve dhe shantazheve është një kohë e kaluar dhe askush nuk mund t’i frikësojë përfaqësuesit e sindikatës dhe të shërbimeve të sigurisë”, thonë nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë.

Ndërkaq, kryeministri Kovaçevski tha se nesër kushdo që dëshiron të vendosë lule është i mirëpritur në kishën Sveti Spas. Megjithatë, mund të ketë përjashtime.

“Të gjithë ata që kanë qëllim të keq, që janë provokatorë, që mohojnë gjuhën maqedonase, që mohojnë shtetin maqedonas, që cenojnë ndjenjat e maqedonasve dhe qytetarëve të tjerë, nuk do të hyjnë në shtet”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryetar i Qeverisë.

Kryeministri nesër do të udhëheqë delegacionin qeveritar, ndërsa lule do të vendosë edhe presidenti Stevo Pendarovski. Prezencën e ka paralajmëruar lideri i opozitës Hristijan Mickoski. Sipas informacioneve të fundit të Kovaçevskit, nuk ka njoftim për praninë e ndonjë delegacioni nga Sofja zyrtare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button