Privohet nga liria shoferi nga Ohri, drejtonte veturën në gjendje të dehur
Privohet nga liria shoferi nga Ohri, drejtonte veturën në gjendje të dehur
Një qytetar nga Ohri është arrestuar në Kavadar në orët e para të ditës së sotme, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
Sipas njoftimit, sot rreth orës 3 të mëngjesit, në rrugën “Cano Pop Ristov” në Kavadar, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar kanë ndaluar 38-vjeçarin M.T. nga Ohri.
Gjatë kontrollit të trafikut, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të tipit Kia me targa të Ohrit, nën ndikimin e alkoolit. Testi i alkoolit ka treguar 1.55 promilë alkool në gjak.
Personi është shoqëruar në stacionin policor. Nga SPB – Veles njoftuan se për rastin është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.








