Projekti i ri i Gashit me sa duket do ketë motive shqiptare

Gashi është një nga shqiptarët më të njohura ndërkombëtarisht e dita-ditës po ngjit shkallë më të larta në karrierën e tij. Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

- Advertisements -

Së fundmi ai ka publikuar një sekuencë nga projekti i ri muzikor. Vihet re se veçantia e kësaj kënge do të janë motivet kombëtare shqiptare, e cila me shumë mundësi do të pëlqehet dhe nga shumë fansa ndërkombëtarë. Më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

LEXO EDHE:

Back to top button