“Ura lidhëse” midis Princit William dhe Princit Harry është Kate Middleton

“Ura lidhëse” midis Princit William dhe Princit Harry, sipas burimeve mbretërore konsiderohet Kate Middleton.

Në fillim të këtij muaji, Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, pritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, dhe Harry i dërgoi kunatës së tij lajmin në vend t’ia jepte vëllait të tij drejtpërdrejt.

Pasi u bë publik lajmi për lindjen e foshnjës Lili, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të uruar Sussexes për anëtarin më të ri të familjes së tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”, shkruanin  Will dhe Kate në Instagram, së bashku me një foto bardh e zi të Harry dhe Meghan duke pozuar me djalin.

Po ashtu është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes. ‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.

Nga ana tjetër është mësuar se Meghan dhe vogëlushja janë kthyer në shtëpi. Buimet kanë treguar për mediat se vëllai i madh, Archie, e ka pritur shumë mirë motrën dhe se deri më tani nuk ndjen asnjë lloj xhelozie për të.

LEXO EDHE:

Back to top button