“Prokuroria duhet të veprojë për moszbatimin e Ligjit për Regjistrim”

Prokuroria duhet të veprojë për moszbatimin e ligjit për Regjistrim, ndërsa përgjegjësia bie mbi Entin Shtetëror për Statistika. Kështu vlerësojnë ekspertët juridik. Ish-gjykatësja në Gjykatën e Evropiane për të drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska vlerëson se përgjegjësi duhet të ketë edhe mbi ata të cilët për shtyrjen e regjistrimit nuk i kanë parashikuar procedurat parlamentare ndërsa profesori universitar Ali Musliu thekson se mos respektimi i Ligjit për Regjistrim i cili është në fuqi, është përgjegjësi e Entit Shtetëror të Statistikave.

“Përderisa nuk kemi ndryshim të ligjit aktual, vlen ligji i cili është në fuqi. Dhe në këtë mes Enti Shtetror i Statistikave duhet të zbaton ligjin në Fuqi…Enti Shtetëror i Statistikës në fakt duhet ta zbaton ligjin, e moszbatimi i ligjit në fakt bën shkelje të të njëjtit e nëse nuk fillon procesi i gjithë faji bie mbi entin për statistikë”, tha Ali Musliu, profesor Universitar.

“Është punë e prokurorisë e cila duhet të vlerësojë, të shohë, nëse obligimin e ndërmarrë dikush e ndërprenë, pse e ndërprenë, kush i bën obstruksione e kështu me radhë…Përgjegjësinë më të madhe do ta drejtojë tek elementi se duhej kjo të bëhet më herët në Kuvend, e të kenë parasysh kur merren vesh, për të gjithë atë që do të thotë procedurë parlamentare. Nuk mund të pranojë se njerëz që diskutojnë për shtyrje të regjistrimit të mos i kenë parasysh procedurat për sjelljen e ligjeve në Kuvend. Respektivisht, kush e shkruan ligjin kush e propozon”, pohoi Margarita Caca Nikollovska, ish-gjykatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button