Protesta e Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike në Shkup është anuluar

Protesta e Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike në Shkup është anuluar

Sindikata e pavarur e Qendrës Klinike sot ka arritur marrëveshje me Qeverinë, me të cilën protesta e paralajmëruar për nesër është anuluar, konfirmoi nënkryetari i Qendrës Klinike Predrag Serafimovski.

Ai theksoi se oferta e qeverisë është në përputhje me kërkesat e tyre dhe për këtë u mor vendimi për të mos protestuar.

“Sot zhvilluam një takim me kryetarët e 56 organizatave sindikale, me rreth 5.000 anëtarë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza”.

Me insistimin tonë morën pjesë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe zv. ministri Vlladimir Rendevski, të cilët ia prezantuan vendimin Këshillit”, thotë Serafimovski.

Sot pasdite do të mbahet një konferencë për media para Qeverisë ku do të bëhet e ditur vendimi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button