Protesta masive në Iran për 22-vjeçaren e cila u vra për mosvendosjen e Hixhabit

Protesta masive në Iran për 22-vjeçaren e cila u vra për mosvendosjen e Hixhabit

Protesta masive po zhvillohen në Iran pas vrasjes së një 22-vjeçare.

Ahsa Amini, u vra nga “policia morale” me pretendimin e ajo nuk e kishte vendosur si duhet mbulesën (Hixhabin).

Kjo ka shkaktuar zemërim të madh tek popullata.

Protestat janë përqendruar në Teheran dhe në zonën e Kurdistanit.
Raportohet se si pasojë e përleshjeve janë vrarë pesë persona.
Mijëra persona iu bashkangjitën kësaj proteste duke brohoritur “Ne do t’i vrasim ata që vranë motrën tonë”.

Gratë kanë marshuar pa mbulesa dhe i kanë prerë flokët në shenjë proteste për vrasjen e 22-vjeçares.

Vajza, e cila ishte banore në rajonin e Kurdistanit iranian, ishte me pushime me familjen e saj në Teheran, kur u ndalua nga policia me pretendimin se ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme.

Ajo u dërgua me një furgon në një komisariat pranë bulevardit Keshvarz në kryeqytet dhe për shkak të dhunës, ra në gjendje kome dhe pas disa ditësh vdiq.

LEXO EDHE:

Back to top button