Putin: Perëndimi kërcënon ekzistencën e Rusisë

Putin: Perëndimi kërcënon ekzistencën e Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se do të vazhdojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e ka akuzuar aleancën e NATO-s për nxitje të konfliktit, me “besimin e gabuar” se mund ta mposhtë Rusinë. I rrethuar me flamujt rusë, Putin i është drejtuar kombit, duke thënë se Rusia “do t’i zgjidhë me kujdes detyrat që kemi para nesh”. Presidenti rus ka thënë se “ngjarjet historike do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit të tij. Në nisje të fjalimit, ai e ka përmendur luftën në Ukrainë, të cilës i referohet si “operacion special”. Putin e ka përsëritur qëndrimin që Rusia po përballet me kërcënim nazist dhe kërcënime e urrejtje nga regjimi i Kievit. Putin ka vazhduar fjalimin duke pretenduar se Rusia ka tentuar ta zgjidhë konfliktin në rajonin ukrainas të Donbasit në mënyrë paqësore. Sipas tij, përkushtimi i Perëndimit për paqe ka qenë “mashtrim” dhe “gënjeshtër mizore” dhe ka pretenduar se Kievi ka tentuar të mbledhë armë biologjike dhe bërthamore. Në mesin e akuzave tjera, ai ka thënë se Perëndimi është “duke e tërhequr vëmendjen e njerëzve nga skandalet e korrupsionit”. Putin ka thënë pak gjëra për kombin në 20 minutat e parë të fjalimit dhe pjesën më të madhe të kohës e ka shfrytëzuar për të kritikuar Perëndimin.

LEXO EDHE:

Back to top button