Qeveria nuk kontrollon shpenzimet e ndihmave për blerjen e produkteve vendore

Paratë që shteti do t’u japë qytetarëve për blerjen e produkteve vendore, megjithatë nuk do të kontrollohen. Pas disa pohimeve nga ministri i financave, Fatmir Besimi se kontrolli do të bëhet nga bankat, përgjegjësi i politikave ekonomike në Qeveri Fatmir Bytyqi, për Alsat tha se shpenzimet për produktet vendore do të lihen në ndërgjegjen e qytetarëve. Edhe nëse ka qytetarë të pandërgjegjshëm që blejnë produkte të huaja në vend të atyre vendore, Bytyqi beson se nuk do të shkaktojë shumë dëme.

Do të jetë një rekomandim për të gjithë ata që marrin mjete që t’i përdorin paratë në ato kompani që shesin ose ofrojnë shërbime me prejardhje vendore. Mendoj se vetëdija e njerëzve është në atë nivel që t’i përdorin mjetet për produkte  vendore, në krahasim me produktet e tjera. “Por sigurisht, nëse kemi përjashtime, mendojmë se nuk do të jetë në dëm të askujt- deklaroi Fatmir Bytyqi- zv- kryeministër e ekonomisë.

 

Përveç ndihmës së qytetarëve në blerjen e produkteve elementare, kjo masë synon gjithashtu të mbështesë prodhimin e fabrikave vendoee. Konfirmimi se nuk do të ketë kontroll mbi shpenzimet, ngre pyetjen se sa prej qytetarëve do të jenë të ndërgjegjshëm dhe nuk do të përpiqen t’i anashkalojnë rregullat. Ekspertët besojnë se në mungesë të kontrollit, mundësia e abuzimit është e pashmangshme.

Rreziku do të ishte që paratë të mos përfundojnë për produktet dhe kompanitë vendore, por përkundrazi, të përfundojnë te importuesit. Ky shpenzim nga masat varet nga fakti nëse targeti është i mirë, nëse të dhënat e personave dhe të ardhurat e tyre janë mirë dhe në një farë shkalle, sigurisht që besojmë në këtë sistem. “Por, në një vend ku ekonomia gri është relativisht e madhe, ne mund të supozojmë se do të ketë humbje të tillë neto, ku shoqëria jep para dhe ata nuk arrijnë atje ku duam ne- pohoi Nikica Mojsovska- profesore universitare.

Ministria e financave siguroi se abuzimet për këtë masë janë të pamundura pasi bankat kanë softuer që do të monitorojë shpenzimin e parave dhe se të dhënat do t’i dërgohen qeverisë. Në fund të vitit, do të dihet se sa prej parave përfituesit e ndihmës të njëhershme prej 6,000 denarë, i kanë përdodur për të blerë produkte vendore.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button