Qytetarët në hall të madh sa i përket ngrohjes në këtë periudhë të ftohtë

Qytetarët në hall të madh sa i përket ngrohjes në këtë periudhë të ftohtë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Këtë dimër qytetarët përballem me kokëçarje sa i përket ngrohjes së ambientit të tyre në ditë dimri. Disa ngrohen me rrymë e ngrohje, të tjerët në kombinim me dru, ndërsa një pjesë e qytetarëve ngrohen vetëm me dru. Të anketuar nga Alsat qytetarët thonë se kanë blerë dru mjaftueshëm për tu ballafaquar me të ftohtin, por duke pasur parasysh çmimet e larta, ngrohja këtë vit po u kushton shumë. Çmimet lëvizin varësisht prej depos dhe kohës kur janë blerë.


“Me shporet me dru… Shumë shtrenjtë
Sa e keni marrë një metër kub?
6000 denarë.  ”,
tha një qytetar.


“Kemi bërë, mjaft kemi bërë 20 metër kemi bërë, për këtë dimër kemi.  Çmimi ishte 72 euro për metër kub. ”, u shpreh  një qytetar.


“Me rrymë.. ( me dru nuk nxeni) Nga pak… Shumë shtrenjt… 5000 denar metër kubin”, deklaroi një qytetar.

“Me dru.
Si ju duket çmimi I drunjve ?
Nuk e di nuk I blejmë, ne jemi prej fshatit I kemi tonat.. ” –
qytetar.


“Me rrymë, në kombinim me drunj… Çmimet katastrof janë katastrof, mezi arrijmë të paguajmë. ” – qytetar.


“Ne nxehemi me rrymë ” – qytetar.

Drejtori i ndërmarrjes së Pyjeve thotë se ka mjaftueshëm dru për ngrohje, ndërsa çmimi i tyre është 4200 denarë për metër kub. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos bëjnë panik, pasi kjo do të ndikonte në rritjen e çmimit të druve në mënyrë artificiale, siç ndodhi vitin e kaluar.

Çmimi i druve te “Pyjet” është njësoj në të gjitha qytetet, nëse drunjtë i blini nga depotë tona. Megjithatë ata që blejnë nga depotë private, sepse një pjesë të druve i presin edhe personat privatë, tek ata mund të ketë çmim të ndryshëm, ku ne nuk mund të korrigjojmë çmimet dhe nuk mund të ndikojmë, atë çmim e formon tregu. Dua të përsëris se vitin e kaluar çmimi u rrit shumë artificialisht pasi u shkaktua panik e panevojshme se nuk do të ketë dru”, tha Valentin Gruevski, Drejtor i NP “Pyjet Kombëtare“.

Çmimi i druve krahasuar me vitin paraprak është rritur për 20 për qind në depot e pyjeve kombëtare, por ky çmim është rritur edhe më shumë nëpër depotë private, nga ku janë shprehur disa herë se çmimi ka pësuar rritje për shkak të shtrenjtimit të derivateve të naftës si dhe mëditjeve për fuqinë punëtore. Dallim më të madh në çmime kanë hasur përdoruesit e peletave, pasi shtrenjtimi i tyre krahasuar me vitin paraprak është dyfishuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button