Regjistrohen 679 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 679 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.537 testime për coronavirus, ndërsa 679 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup (237), ndërsa 130 janë riinfeksione.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje.

Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 291 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i të infektuarve shkon në 332.667, prej të cilëve 318.890 janë shëruar, ndërsa 9.398 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (9 gusht) është 4.379.

LEXO EDHE:

Back to top button