Revoltë në Debresh: Banorët mësyjnë Komunën e Gostivarit për mungesën e ujit

Banorët e Debreshit kanë ngritur zërin sot kundër mungesës së vazhdueshme të ujit të pijshëm, duke protestuar kështu para dyerve ty komunës së Gostivarit, ku edhe tentuan me forcë të futen brenda. Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm ka kaluar tashmë çdo kufij, thanë banorët, të cilët kërkonin zgjidhje urgjente të problemit me furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë protestës, banorët shprehen se neglizhenca e institucioneve ndaj këtij problemi jetik ka shkaktuar revoltë dhe shqetësim të madh, ndërsa me ardhjen e mërgatës situata pritet të rëndohet edhe më shumë. Nëse deri të premten e ardhshme nuk do ketë zgjidhje të problemit, banorët paralajmëruan sërish protesta para komunës, ku edhe në shenjë mungese të ujit, lan kofat për ujë para dyerve të komunës së Gostivarit.

“Situata e rëndë e furnizimit me ujë ka kaluar çdo kufij të durimit. Mungesa e ujit po vështirëson jetët e çdo familjeje dhe ka shtuar revoltën e banorëve  tani me ardhjen e mërgatës kjo situatë do rëndohet edhe më shumë. Ne nuk kërkojmë premtime por zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme,” u shpreh Berat Saliu, Banor.

“Duam ujë, duam ujë. Të duash ujë do të thotë të duash jetë. Allahu në Kuran thotë çdo gjë e bëmë të gjallë me ujë. Nuk kërkojmë asgjë më tepër por atë që është logjike normale. Të mungoj uji në Arabi është e arsyeshme, por të na mungoj uji duke jetuar në rrëzë të maleve të Sharrit është absurde,” tha një tjetër banor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button