Rikthehen kazinotë në Shqipëri


Qeveria e Shqipërisë ka miratuar dy vendime që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend. Kjo vjen pak vite pas mbylljes së këtyre aktiviteteve për bastet sportive dhe kazinotë elektronike në Shqipëri duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës dhe në qytete të tjera.

Në dy vendimet e fundit të miratuara nga qeveria shqiptare për lojërat e fatit, mundëson rritjen e numrit të kazinove. Ndërkohë janë përcaktuar edhe zonat se ku lejohet aktiviteti i kazinove brenda kryeqytetit.

Ndërkohë në vendimin e dytë të miratuar nga qeveria përcaktohen kriteret për garën për dhënien e një licence.

Sipas ligjit në fuqi në Shqipëri “Për lojërat e fatit” licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës(10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit).

Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.

“Gara për dhënien e licencës për “Kazino” shpallet nga Autoriteti. Njoftimi për hapjen e garës për dhënie licencë për kategorinë e lojës së fatit “Kazino” shpallet nga Autoriteti, i cili ka detyrimin të publikojë njoftimin për konkurrim në lojërat e fatit për kategorinë “Kazino”, në faqen e saj zyrtare të internetit, në dy gazeta, që botohen në vendin tonë, në dy numra radhazi, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike” thuhet në vendim.

Subjektet për t’u licencuar në kategorinë kazino duhet që të plotësojnë një listë të gjatë dokumentesh ku ndër të tjera të tregojnë burimin e të ardhurave, të kenë në objekt të aktivitetit të tyre lojërat e fatit, të jenë transparentë në rastin e aksionareve kur janë më shumë se një dhe në rast të transferimit të licencës duhet të njoftojnë autoritetin kontraktor. Sipas ligjit këto subjekte duhet që të kenë të implementuar sistemin e tyre të monitorimit online që lidhet me sistemin online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërkohë që çdo subjekt kazino duhet të ketë të regjistruar lojtarët dhe të ruajë të dhënat për një periudhë 3-vjeçare.

Tregu i lojërave të qarkullonte rreth 150 milionë euro dhe punësonte mbi 7 mijë persona në Shqipëri.TCH

LEXO EDHE:

Back to top button