Rita dhe Taika do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”

Rita dhe Taika do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”

Këngëtarja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi do të prezantojnë së bashku “MTV European Music Awards 2022” që do të zhvillohet më 13 nëntor në Dusseldorf të Gjermanisë.

“Jemi të entuziazmuar të jemi prezantues në MTV EMA të këtij viti dhe të festojmë me muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”, njoftoi çifti përmes një postimi në Instagaram.

Sipas këngëtares me origjinë shqiptare, veçantia e madhe është fakti se ajo do të ndajë skenën me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

“Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë. Ne i kemi të gjitha në EMA të këtij viti, surpriza, argëtim, modë, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi presim që publiku të ndajë këto momente me ne”.

MTV EMA 2022 do të jetë hera e parë që dyshja kanë punuar së bashku në një ngjarje publike.

Ora hapi Kupën e Botës në Rugby në Auckland në fillim të tetorit, duke performuar në Eden Park. Waititi e prezantoi Orën në skenë, por nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në performancën e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button