Rita Ora, artistja femër me tri bashkëpunimet më të dëgjuara në Spotify

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, e ka dëshmuar se është një nga emrat më të suksesshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo deri më tani ka korrë suksese të mëdha duke rrëmbyer çmime e duke kryesuar top-listat me këngët e bashkëpunimet që ka sjell.

Kësaj radhe u bë e ditur se tri nga bashkëpunimet e yllit nga Kosova janë më të dëgjuarat në platformën Spotify.

Bëhet fjalë për “Black Widow” në duet më Iggy Azalea me 440 milionë, “R.I.P” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anittan me 200 milionë si dhe “Girls” me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX me 184 milionë.

E lumtur për këtë sukses, 31-vjeçarja e ka ndarë lajmin në InstaStory duke shkruar: “Uou. Po. Njëra prej femrave më të dëgjuara me bashkëpunime ndonjëherë”.

Ajo momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Follow Me” që e solli në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.

Rita javë më parë solli edhe videoklipin e këtij projekti që u prit mirë nga fansat.

LEXO EDHE:

Back to top button