Rita Ora ndezi Eurovision, ja 10 vendet që shkuan në finale

Rita Ora ndezi Eurovision, ja 10 vendet që shkuan në finale

Plotë energji dhe me një performancë të jashtëzakonshme, këngëtarja Rita Ora ngriti peshë publikun në M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023. Ora është shqiptarja e dytë që merr pjesë në Eurovision këtë vit pas këngëtares që do të përfaqësojë Shqipërinë më 11 maj Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Si gjithmonë këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka arritur të elektrizojë publikun me hitet dhe pamjen e saj të mrekullueshme. Ajo solli me vete koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të këngëve hit dhe publiku nuk mund të ndalonte së kërcyeri.

Kjo ishte gjysmëfinalja e parë e Eurovision nga dy të tilla dhe mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në Liverpool.

Po ashtu, janë shpallur edhe 10 finalistët nga kjo gjysmëfinale të cilët tashmë garojnë për çmimin e madh.

Vendet që kaluan në finale ishin: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë e cila do të mbahet më 11 maj dhe mund të kalojë garën në finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.

LEXO EDHE:

Back to top button