Rita Ora thotë se ka mësuar “të përballojë famën” në mënyrën më të vështirë

Besojeni ose jo, po Rita Ora për pak ditë feston 30-vjetorin. Këngëtarja duket se ka nisur të bëjë bilancin e viteve që po lë pas dhe ka treguar se ka mësuar shumë nga gabimet që ka bërë në të 20-tat e saj.

“Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë. Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt”, ka thënë Rita në një intervistë për “Standard”.

Ajo ka treguar se shpesh ka pasur probleme për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga ana e publikut.

“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani’”, është shprehur artistja me origjinë shqiptare.

Ajo ka shtuar se në këtë rrugëtim të vështirë e kanë ndihmuar shumë familja e miq të saj të mirë.

“U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur”, ka treguar Rita.

LEXO EDHE:

Back to top button