Rolling Stones do të publikojnë album të ri pas 18 vitesh

Rolling Stones do të publikojnë album të ri pas 18 vitesh

Grupi i famshëm, Rolling Stones thuhet se do të publikojnë albumin e tyre të parë muzikor pas 18 vitesh verën e ardhshme.

Lajmi vjen pas vdekjes së bateristit të grupit, Charlie Watts në vitin 2021.

Grupi legjendar i rockut e kaloi këtë verë duke performuar në vende të shumta anembanë Evropës për nder të 60-vjetorit të tyre si grup.

“Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood u bashkuan në New York gjatë dy javëve të fundit për sesione regjistrimi, së bashku me një grup muzikantësh të klasit botëror për të përfunduar regjistrimet fillestare për prodhimin e tyre të parë muzikor në 18 vjet”, tha një burim i afërt me grupin për The Sun.

“Pas vdekjes së Charlie kishte njëfarë paqartësie se çfarë të bënin më pas. Ata kishin planifikuar datat e stadiumeve, por më pas nuk ishte e qartë se si dukej e ardhmja. Por tani ata kanë pasur kohë të reflektojnë. Ata të gjithë mendojnë se është gjëja e duhur të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë si grup, të bëjnë muzikë të re dhe shpresojmë që të hyjnë sërish në rrugë për të performuar për fansat e tyre”, shtoi burimi.

Në fillim të kësaj vere, vokalisti kryesor Mick Jagger njoftoi se ai doli pozitiv për COVID-19, duke e detyruar grupin të shtynte koncerte të shumta që kishin planifikuar të mbanin.

Grupi gjithashtu thuhet se po planifikon një turne në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Evropën pas publikimit të albumit.

Muzikantët kohët e fundit ishte subjekt i një serie dokumentare me katër pjesë, “My Life as a Rolling Stone”, në Epix, duke shfaqur episode individuale në Jagger, Richards, Wood dhe Watts.

LEXO EDHE:

Back to top button