Romë, rindërtohet dyshemeja e gladiatorëve

Qeveria e Italisë miratoi planin për të rindërtuar dyshemenë në Koloseumin antik të Romës, për t’u dhënë vizitorëve mundësinë të qëndrojnë atje ku dikur kanë luftuar gladiatorët. Projekti parasheh ndërtimin e dyshemesë prej druri që do të kapë shumën prej 18.5 milionë eurosh. Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2023. Aktualisht, monumenti 2,000-vjeçar nuk ka dysheme. Ajo është hequr nga arkeologët në shekullin 19, për të ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve, ku mbaheshin gladiatorët dhe kafshët, përpara se të fillonin sportet e përgjakshme. Koloseumi ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake.

LEXO EDHE:

Back to top button