Djegia e kallamit përgjatë bregut të Strugës, rrezikon ekologjinë

Djegia e kallamit në bregun e Strugës ndodh në kohë kur një pjesë e botës së kafshëve që jeton në këtë zonë është në fazën e shumimit- theksojnë ambientalistët. Deri më tani, janë djegur më shumë se 6000 metra katrorë kallam nga dalja e Strugës për në fshatin Kalishtë. Llojet endemike të rosës së egër janë të pranishme në këtë zonë, që lidhet ngushtë me këtë lloj bime.

Djegia e vazhdueshme e kallamit mund të çojë në zhdukjen e përhershme të disa specieve të kafshëve në këtë rajon.

Kjo është zonë që sipas një vendimi të komunës së Strugës në vitet e 70-ta u shpall zonë e mbrojtur me natyrë të rrallë. Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë – tha Nikolla Kukunesh- aktivist civil.

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për mos- interesin e autoriteteve. Veçanërisht Avokatura e shtetit, Prokuroria Publike… Ne gjithashtu kemi dështime nga autoritetet lokale. Inspektoratet nuk janë rregullisht në terren, nuk e monitorojnë situatën – u shpreh Dejan Llazareski- aktivist civil.

Përkundër rëndësisë ekologjike, shteti nuk ka bërë ndonjë hulumtim mbi situatën me kallamishtet në bregun Ohër-Strugë për 10 vjet.

Në një seancë të Qeverisë dhe Kuvendit dy vjet më parë, ku ne denoncuam problemin, u mor vendim për të marrë masa, por masat ende nuk po merren – tha Marina Taleska, Instituti i Hidrobiologjisë- Ohër.

Aktivistët dyshojnë se djegia e kallamit është në fakt përgatitje e terrenit për ndërtimin e plazheve të reja ose ndoshta objekteve gastronomike.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button