Rusi, mbi 4 mijë raste të reja me Covid-19 – ALSAT-M


Sipas statistikave të fundit, me mbi 4 mijë raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Rusi ka arritur në 961.493 mijë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.744 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 961.493 ndërsa me 65 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.448.

Numri i të shëruarve ka arritur në 773.095 me 2.456 të shëruar në 24 orët e fundit. Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 23,2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 625 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 257.749 ndërsa me 10 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.741.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 247 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 34.6 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button