Saldana, nervoze për vazhdimin e Avatarit

Aktorja Zoe Saldana ka thënë se është në stres që vazhdimi i shumëpritur “Avatar: The Way of Water” do të publikohet sivjet.

Aktorja 43-vjeçare do ta përsërisë rolin e Neytirit në epikën e ardhshme fantastiko-shkencore “Avatar: The Way of Water” dhe pranon se është “stresuese” që filmi i shumëpritur i James Cameronit më në fund do të dalë në kinema në fund të këtij viti.

“Është emocionuese. Më në fund pritjes i erdhi fundi. Tash mund të ndajmë gjithçka që e duam aq shumë me njerëzit që e dimë se e duan gjithashtu”, ka thënë Zoe për “Entertainment Weekly”.

Ylli i “Guardians of the Galaxy” ka pësuar një transformim dramatik për t’u bërë një nga Na’vit e kaltër dhe i ka shpjeguar sakrificat që i ka bërë për të hyrë në personazh.

Dhe kur bëhet fjalë për Neytirin, është më shumë një praktikë. Janë muaj stërvitje, jo vetëm duke ushtruar me drejtorin tuaj, mirëpo edhe duke u trajnuar me trajnerët e lëvizjes, dhe duke udhëtuar në xhungël, duke e kuptuar se si është të bësh vetë ushqim me ato elemente që të rrethojnë”, ka shtuar aktorja.

“Dhe sapo t’i përdorni të gjitha këto, krijohet ajo që ne e quajmë vëllim, që është grupi, kur arrin të xhirosh të gjitha pritshmëritë”.

Zoe shpjegoi se përgatitja e ndihmoi performancën e saj pasi “ajo botë duhet të bëhet e gjallë në imagjinatë”.

“Natyrisht, ka fotografi referuese, dhe Jimi ju tregon një version shumë të përafërt të asaj se si duket mjedisi”, ka shpjeguar ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button