Sanchez: Spanja është në anën e Serbisë kur vjen puna te Kosova

Sanchez: Spanja është në anën e Serbisë kur vjen puna te Kosova

" "

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez se Madridi e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së pa kushte shtesë.

Ai falënderoi qeverinë spanjolle për respektimin e integritetit territorial të Serbisë, shkruan Euronews Serbia.

Kryeministri Pedro Sánchez theksoi se Spanja e mbështet Serbinë kur është fjala për Kosovën, se ajo do të jetë gjithmonë në diskutim, por se, pa asnjë dyshim, integriteti territorial duhet të respektohet gjithmonë.

Vuçiç nga ana e tij tha se është krenar dhe i lumtur që për herë të parë në historinë serbe mund të presë në Serbi kreun e qeverisë spanjolle.

“Ishte privilegj, kënaqësi dhe nder të flisja sot me zotin Sanchez”, tha presidenti i Serbisë dhe theksoi: “Serbia e konsideron dhe e percepton Spanjën si një mik të sinqertë, si një nga miqtë më të mëdhenj në botë. Së fundmi kemi rritur ndjeshëm shkëmbimin tonë tregtar i cili vitin e kaluar ka qenë 811 milionë euro, ndërsa këtë vit në pesë muajt e parë është rritur për 64.1 për qind”.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës./euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button