Sanksionohen 371 shoferë në Shkup, 120 për shpejtësi të tejkaluar

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 371 sanksione, në mesin e të cilave për ngasje pa leje 16 persona, tejkalim të shpejtësisë 120 shkelje, si dhe automjete të paregjistruara dhe teknikisht jo në rregull 18 automjete.

MPB në kumtesën e sotme bën të ditur se janë sanksionuar 32 motoçiklistë, 128 automjete janë tërhequr me karrotrec, e gjithë kjo në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit, të cilat, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rritjen e sigurisë në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button