S’dihet kush e derdhi karburantin në liqenin e Dibrës

Tre javë pas incidentit mjedisor në liqenin e Dibrës, kur sasi të mëdha karburanti u derdhën në ujërat e liqenit dhe bregut të tij, institucionet që duhet të përcaktojnë shkaqet dhe të gjejnë fajtorin ende nuk thonë, kush dhe si e bëri atë. Mostrat që janë marrë që nga 20 marsi, nga disa vende, janë akoma në pritje për t’u analizuar.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor

“Për Liqenin e Dibrës, procedura drejtohet nga Prokurori Publik. Laboratori i akredituar ende nuk ka kryer analizën për shkak të mungesës së stafit që është në vetë-izolim. Pasi të kryhet raporti laboratorik, do të jepet urdhër nga prokurori publik te eksperti gjyqësor për mjedis jetësor, për përcaktimin e dëmit mbi mjedisin jetësor, dhe veprimet për sanimin dhe rikultivimin, që duhet ta ndërmarrë fajtori “

Analizat do të fillojë nga e hëna, ndërsa ekspertiza është e nevojshme për të përcaktuar dëmin dhe për të kualifikuar veprën.

Prokuroria Publike

“Lënda është në fazën e procedurës para hetimore. Prokurori publik lëshoi urdhër për të vërtetuar gjendjen faktike dhe përgjegjësinë e mundshme penale. Veprohet sipas udhëzimeve, dhe deri në këtë moment nuk është ngritur asnjë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Dibër ”.

Shoqatat e peshkatarisë paralajmërojnë se nëse nuk ka ndonjë reagim të menjëhershëm, ky mund të bëhet problem ndërkombëtar. Nëse nuk reagohet menjëherë, atëherë derivatet e naftës që gjenden në të thatë, pas rritjes së nivelit të liqenit, do të vijë në qasje me ujin, dhe do të treten nëpër gjithë zonën e Liqenit të Dibrës, që i përket ujërave ndërkombëtare.

“Nëse ndodh një aksident i tillë, atëherë Ministri kompetent i Mjedisit, me rekomandim të autoritetit kompetent për menaxhimin e krizave, dhe Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë të detyruar t’i informojnë vendet fqinje për dëmin, sepse jemi nënshkrues të konventave të ndryshme, dhe jemi të detyruar ta kompensojmë këtë dëm. Ne si shtet duhet gjithashtu të kompensojmë dëmin në vendet fqinje, që janë përgjatë Drinit- deklaroi Radovan Dimitrieski- Shoqata e Peshkatarëve “E Vërteta e Peshkatarisë”.

Ata kërkojnë përgjegjësi për rastin dhe sanimin e pasojave të këtij aksidenti. Ata thonë se për dhjetë ditë fillon shumimi i disa llojeve të peshqve, dhe kjo do të jetë katastrofike për vetë shumimin. Nga mazuti i derdhur, tashmë kanë ngordhur zogj dhe peshq.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button