Sela pyet Ahmetin: Kush është funskionari i BDI-së që informoi Gruevskin?

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pyeti sot publikisht kreun e BDI-së Ali Ahmeti se kush është funksionari i lartë i kësaj partie që në ditën e 27 prillit të 2017 ka informuar Gruevskin për zgjidhjen e Kryetarit të Kuvendit.

“Po bëhen katër vjet dhe ka shumë të panjohura, fatkeqësisht. Nëse i shihni filmimet e 27 prillit më thoni nëse ka pasur rezistencë nga policia e uniformuar që të ndalojë turmën, asnjë! Ministri i atëhershëm vazhdon të gëzojë pozicione shtetërore, Agim Nuhiu. Njerëz që hapën dyert u amnistuan. Organizatorët u amnistuan dhe nuk iu mor imuniteti nga LSDM-BDI. Po e pyes publikisht z. Ahmetin dhe BDI të tregojë se a e din kush është funksionari i tyre i lartë që ka informuar Nikolla Gruevskin atë ditë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ky është mesazh që i ka shkuar nga Gruevski Trajko Veljanovskit”, tha mes tjerash Sela

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button