Selena Gomez i kërkon falje bashkëshortes së ish- të dashurit, Hailey Bieber

Selena Gomez i ka kërkuar falje bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey Bieber, për shkak të një videoje që ka publikuar në Instagram.

Në këtë video, Gomezi shfaqet duke dhënë këshilla për kujdes ndaj lëkurës, dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave, të cilët kanë spekuluar se këngëtarja dhe aktorja e famshme po bënte shaka me modelen 25-vjeçare, pasi edhe ajo vazhdimisht publikon video të ngjashme.

Ndonëse Gomez ka kërkuar falje, ajo ka thënë se qëllimi i saj nuk ishte që ta përqeshte Haileyn.

“Kjo është arsyeja pse besoj në kujdesin ndaj shëndetit mendor. Njerëz, s’kam ide se çka bëra por më vjen shumë keq. Zero qëllim të keq. Po e fshij postimin”, ka shkruar Gomez.

Kërkimfalja vjen vetëm pak javë pasi Hailey, e cila është e martuar me këngëtarin Justin që nga viti 2018, ka shkruar vetë në rrjetet sociale duke kërkuar njerëzit të ndalen së shkruari komente poshtëruese ndaj saj.

Selena Gomez ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë me Justin Bieber. Ata janë ndarë në vitin 2014.

LEXO EDHE:

Back to top button