Serbët kopjojnë këngën e treshes shqiptare që u bë hit verën e kaluar (VIDEO)

Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët e huaj janë frymëzuar nga shqiptarët. Rasti më i fundit vjen nga disa këngëtarë serbë, të cilët kanë kopjuar hitin shqiptar të verës së kaluar.

Bëhet fjalë për “Dale”, këngën që bëri bashkë Kidën, Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.Kënga arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe numëron më shumë se 100 milionë klikime në Youtube.

Vija melodike e këngëtarëve serbë Torino, Pashata dhe Kamelia duket se është shumë e ngjashme me atë të artistëve nga Kosova.

Nga informacionet që kanë shënuar poshtë videos, vihet re se nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke i përvetësuar të drejtat autoriale.

Ndërkohë Ledri dhe Kida janë bërë prapë bashkë dhe kanë publikuar një ditë më parë bashkëpunimin e tyre më të ri  që quhet “Tdu”.

Edhe kjo këngë është pritur mjaft mirë dhe deri tani numëron mbi 1.2 milionë klikime, ndërkohë që nuk ka mbushur as 48 orë nga publikimi.video

LEXO EDHE:

Back to top button