Shahpaska: Propozojmë që të rritet numri i fëmijëve në Çerdhe

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska njoftoi se gjendja në Çerdhe është e mirë dhe se pas kërkesës së prindërve që fëmijët të kthehen në çerdhe, propozojnë që numri i fëmijëve nga 15 të rritet në 20.

“Në mëngjes kishte mbledhje Shtabi i Krizës, ku kam referuar se në javën e fundit kemi vetëm 11 të punësuar në Çerdhe që janë pozitiv me Kovid-19, ndërkohë sa u përket fëmijëve, vetëm 2 prej tyre janë pozitiv”, tha Shahpaska e cila njëherit njoftoi se me propozim të dikasterit të Punës dhe Politikës Sociale, numri i fëmijëve në Çerdhe nga 15 do të rritet në 20”, deklaroi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
“Janë vaksinuar numri më i madh i të punësuarve në Çerdhe, ka ngelur edhe një numër i vogël dhe besojmë që së shpejti edhe ato do të vaksinohen”, tha Shahpaska.

Këto deklarata ministrja Shahpaska i bëri pas vaksinimit de nënvizoi se vaksinimi është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.

LEXO EDHE:

Back to top button