Shënohet Dita botërore e veshkave

Shënohet Dita botërore e veshkave

ISHP Klinika universitare për nefrologji – Shkup, sot në hotel “Hilton” do ta shënojë Ditën botërore të veshkës, me moton “Veshkë të shëndosha për të gjithë – Të përgatitemi për të papriturën, t’i mbrojmë më të goditurit”.

1 në 10 persona të rritur, në mbarë botën, vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, e cila po që se nuk trajtohet, mund të jetë edhe vdekjeprurëse, përderisa zbulimi i hershëm lejon kujdesin dhe menaxhimin e sëmundjes.

Veshkat janë organe të cilat kanë role të shumta biologjike, ato rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si: sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi, eliminojnë një sërë toksina nga trupi ynë, prodhojnë disa hormone, p.sh. reninën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.

LEXO EDHE:

Back to top button