Shkencëtarët e kanë zgjidhur misterin pas 25 vitesh: A mund t’i mbijetonte Jack tragjedisë së “Titanikut”?

Kanë kaluar 25 vjet nga premiera e “Titanic” dhe njerëzit ende pyesin nëse personazhi kryesor Jack (Leonardo DiCaprio) duhej të vdiste apo kishte një shans që ai të mbijetonte.

Për këtë temë janë mbajtur debate të shumta. Disa pretendojnë se nuk kishte asnjë shans, të tjerë se Jack duhet të kishte hipur në derën ku po lundronte Rose (Kate Winslet).

Për të zgjidhur një herë e mirë dilemën, regjisori i filmit James Cameron organizoi një grup shkencëtarësh të cilët kishin për detyrë të bënin një studim të hollësishëm dhe prezantimin e përfundimit.

Testi i ujit të akullit

“Ne bëmë një analizë mjekoligjore në të cilën mori pjesë një ekspert për hipoterminë (rënie të temperaturës së trupit nën normale). Ai ndërtoi një trap, solli në jetë skenën nga filmi dhe përgatiti diçka të veçantë”, zbuloi Cameron.

Regjisori amerikan aktualisht është duke promovuar vazhdimin e “Avatar” në Kanada, por nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes së “Titanic” dhe asaj skene të mrekullueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button