fbpx

Shkencëtarët konstatojnë: Ky element ndihmon në luftën kundër koronavirusit

Shkencëtarë nga SHBA-ja kanë zbuluar se një element do të mund të ndihmojë dukshëm në luftën kundër koronavirusit

Fjala është për substancën e jodit, e cila më së shumti gjendet në alga, në kripën e kuzhinës dhe te peshqit.

Hulumtuesi kryesor i kompanisë SAIC, Dr. Gary Warren, në punën e tij të botuar në publikimin Researchgate, ka shpjeguar se si dozat e rekomanduara maksimale ditore të jodit çojnë deri në vdekjen e qelizave të infektuara me koronavirus.

Sipas, Warrenit kjo njëherësh edhe pengon përhapjen e virusit. Marrja e rekomanduar ditore e jodit është nga 1,5 deri 2,4 mg për person, ndërkaq sasia sillet nga pesha trupore. Warren ka theksuar që, sa më shumë që njerëzit të marrin sasinë e lartë të jodit, edhe mundësia e bartjes së koronavirusit do të mund të bjerë dukshëm. Vetvetiu, edhe vdekshmëria do të zvogëlohej.

Ndryshe, është interesante që disa shtete (si p.sh. Vietnami, Tajlanda apo Filipinet) tashmë kanë filluar të përdorin jodin në mënyrë që të mbrojnë edhe më shumë punëtorët mjekësorë, të cilët luftojnë kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button