Sholc nisi vizitën dyditore në Ballkan

Sholc nisi vizitën dyditore në Ballkan

Gazetare: Semra Musai

Prishtina ishte ndalesa e parë e kancelarit gjerman Olaf Sholc, në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.

Shefi i qeverisë gjermane në agjendë ka dhe Beogradin, Shkupin, Sofjen e Athinën. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Sholc siguroi të gjitha vendet e rajonit se Gjermania do të bëjë ç’mos për të ndihmuar procesin e tyre integrues megjithatë porositi se: ”të gjitha vendet duhet të jenë të gatshme për kompromise pragmatike dhe duhet plotësuar po ashtu kushtet nevojshme”, tha Olaf Sholc, kancelar gjerman.

Pak ditë pas Samitit të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër, Sholc ishte i prerë se vendi i tij i jep prioritet tregut të përbashkët rajonal, që është produkt i Procesit të Berlinit.

23:33 “Në zemër e kam thellimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kemi biseduar edhe për këtë, për Procesin e Berlinit. Dëshiroj që së bashku me partnerët tanë në kuadër të procesit të Berlinit ta rijetësojë atë këtë vit dhe në vjeshtë do të ftoj për një konferencë në Berlin. Rajoni duhet të përparojë referuar krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe 4 marrëveshjet e rëndësishme për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe njohjen e diplomave profesionale duhet të lidhen shpejtë”, u shpreh Olaf Sholc, kancelar gjerman.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili refuzon t’i bashkëngjitet nismës “Ballkan i Hapur”, tha se bashkëpunimi rajonal duhet nxitur në kuadër të projekteve të Procesit të Berlinit.

“Sivjet planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian….do të dëshironim që gjithçka të shkojë më shpejtë për këtë do të punojmë maksimalisht. BE është fati ynë, Evropa është kontinenti ynë. Ne duam Kosovë evropiane,  Ballkan Evropian, pra Ballkan Evropian, pa orientime dhe formulime të tjera për Ballkanin”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Pas Prishtinës e Beogradit, kancelari gjerman sonte merr pjesë në një darkë me 13 pjesëmarrësit e Samitit të “Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore” në Athinë. Organizatori i Samitit kryeministri grek Micotakis në një artikull të botuar në ‘Politico’ tha se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet plotësisht në BE deri në vitin 2033, një afat kohor ambicioz por i arritshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=1jJXmiMMKb4&t=1s

https://www.youtube.com/watch?v=ysbx1g9jxU4

LEXO EDHE:

Back to top button