Shqipëri / Protestat nuk ndalen, dita e 42 sjell mobilizim më të madh

Protesta kombëtare kundër qeverisë vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e saj të 42-të. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Marshimi kaloi edhe në Rrugën e Kavajës, ndërsa protestuesit u ndalën për disa minuta në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit hodhën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan ndryshime politike.

LEXO EDHE:

Back to top button