Shtërpcë, protestë pas plagosjes së dy serbëve

Shtërpcë, protestë pas plagosjes së dy serbëve

Në Shtërpcë të Kosovës është mbajtur protesta e serbëve lokalë, e cila, siç thanë organizatorët, vjen pas “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë”. Protesta këtë komunë të banuar me shumicë serbe, u mbajt dy ditë pasi plagosjes së dy personave. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se “terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit vazhdon si në Shtërpce, ashtu edhe në veri”. Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se “serbët duan të mbesin ne vendet e tyre”. Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër “kriminelëve serbë” që thyejnë ligjin në Kosovë. Policia e Kosovës kishte mbyll për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, deri në përfundimin e protestës. Më 6 janar Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës. Lidhur me rastin Policia ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button