Shtetësia, përgatiten amendamentet për në Komisionin e Sigurisë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë duke formalizuar amendamentet ndaj propozim-Ligjit për shtetësi të cilët duhet shqyrtuar në Komisionin për Mbrojte dhe Siguri. Burime nga koalicioni opozitar-shqiptar thonë se pas përfundimit të procedurave, presin thirrjen e mbledhjes së komisionin, kur edhe do të nis zyrtarisht shqyrtimi i propozim-Ligjit për shtetësi. Javën e kaluar, ASH-AAA dhe LSDM njoftuan se kanë arritur pajtueshmëri mbi tekstin e ligjit. Opozita shqiptare pret miratimin e ligjit në kohë, ndërsa LSDM-ja pret që pas miratimit të zhbllokohet puna e Kuvendit./Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button