Sindikata e Postës po e shqyrton propozimin e menaxhmentit për rritjen graduale të pagave

Sindikata e Postës po e shqyrton propozimin e menaxhmentit për rritjen graduale të pagave

Gazetar: Ile Petrevski

Punonjësit e Postës së Maqedonisë u hodhën në grevë të përgjithshme. Ata kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës, shkruan Alsat.

Dy orë pas fillimit të grevës, drejtuesit e kompanisë shtetërore u propozuan sindikalistëve të Postës që kërkesat e tyre të plotësoheshin gradualisht. Stafi teknik, të marrë pagë më të lartë nga muaji qershori ndërsa stafi administrativ nga gushti i këtij viti. Propozimi i tillë pritet të pranohet nga punonjësit.

“Kërkesa jonë po plotësohet, me një kompromis ku sipas mundësive financiare kërkesa jonë ka qenë që rritja të jetë e menjëhershme, por edhe ne si sindikata duhet të kemi mirëkuptim dhe të jetë nga qershori për procesin teknologjik dhe gushti për administratën”, tha Boro Veligdenov – Kryetar i Sindikatës së Postës së Maqedonisë.

Drejtori i kompanisë, Jani Makraduli, thotë se një pjesë e parave që nevojiten për rritjen e pagave të punëtorëve të Postës do t’i mbulojë Qeveria.

“Për shkak se trajtohen si negociata, sot të gjithë punonjësit do të marrin mëditjet”, deklaroi Jani Makraduli, drejtor i SHA Posta e Maqedonisë.

Sipas të dhënave, 1700 postierë dhe sportelistë pritet të marrin paga më të larta në korrik, ndërsa administrata do të ketë rritje të njëjtë prej 3000 denarësh në shtator. Përveç rritjes së pagave, postierët janë në pritje të uniformave të reja dhe përmirësimit të kushteve të punës. Po ashtu, sa i përket rreth 200 personave që kanë marrë rrogë nga kompania dhe nuk kanë shkuar në punë, tashmë 48 nga to janë larguar nga puna. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button