Situata me Covid-19 në vend po përmirësohet

Megjithëse numri i vdekjeve nga CoVid-19 mbetet i lartë situata epidemiologjike sa vjen e normalizohet në vend. Krahas numrit të testeve të bëra për çdo 24 orë, shifra e të diagnostikuarve pozitivë është nën 20%. Por, sipas paralajmërimeve të epidemiologëve, rastet e vdekjeve do të jenë të larta edhe për një muaj, duke pasur parasysh numrin e të hospitalizuarve me sëmundje të tjera plotësuese përveç virusit korona. Nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë se në kurim spitalor janë të shtruar 692 pacientë.

Në Manastir janë të hospitalizuar 97 pacientë, në Shtip 58, në Tetovë 35 pacientë, Veles 84, Ohër 75, Kumanovë 80, Prilep 68, Gostivar 23, Strugë 15, Kërçovë 25, Koçan 23, Kavadar 30 dhe Gjevgjeli 12.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara, 59 pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat Covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga korona virusi. Një total prej 473 personash të dyshuar dhe të konfirmuar për Covid 19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Mbrëmë në kovid qendrat e Shkupit dhe në Spitalin 8 shtatori pati 19 pranime të pacientëve 11 të tjerë në Klinikën infektive. Gjatë 24 orëve të fundit si të shëruar janë lëshuar nga spitalet 83 pacientë”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i shtretërve të lirë është 670, ndërkaq në gjithë vendin po kurohen 1165 pacientë në kushte spitalore. Raste aktiv ka 15 mijë. Që nga fillimi i pandemisë mbi 152 mijë qytetarë u infektuan nga virusi korona, prej tyre mbi 132 mijë u shëruan, ndërkaq mbi 4,800 humbën jetën.

 Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button