Situatë e qëndrueshme në spitale, kundër Covid-19 janë vaksinuar mbi 53 mijë persona

Vala e tretë e virusit korona po shkon drejt qetësimit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se një situatë të tillë e dëshmon numri i rasteve në bazë ditore. Nëpër Qendrat për kovid në spitalet e vendit aktualisht po trajtohen 798 pacientë, ndërkaq nëpër repartet infektive numri i pacientëve që trajtohen është 1368. Ndërkohë 570 është numri i shtretërve të lirë nëpër Qendrat për kovid.

Regjistrojmë gjithnjë e më pak raste të reja të të infektuarve, gjithnjë e më i vogël është presioni i pacientëve për pranim nëpër Spitale si në territor të të gjithë shtetit poashtu dhe nëpër institucionet e tjera publike dhe gjithë kjo na jep të drejtë të themi se ka qetësim të valës së tretë”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Procesi i vaksinimit dhe rivaksinimit vazhdon të rrjedhë. Një ditë më parë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës Pfizer, derisa 200 mijë vaksinat kineze pritet të arrijnë më 30 prill. Me arritjen e tyre pritet të rritet dukshëm edhe numri i të imunizuarve, ku është paraparë në bazë ditore të imunizohen rreth 7 mijë qytetarë. Për momentin në bazë ditore vaksinohen rreth 1 mijë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar deri më tash është mbi 53 mijë ndërkaq mbi 203 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar.

 

Vjollca Aliti                                                                        

LEXO EDHE:

Back to top button