Situatë e tensionuar mes aktorit Johnny Depp dhe ish bashkëshortes së tij, Amber Heard

Çështja e divorcit mes aktorit Johnny Depp dhe ish bashkëshortes së tij, Amber Heard vazhdon të jetë e tensionuar, teksa secili po lufton për fitoren e vet. Por, kësaj rradhe Depp ka fituar pikë në çështjen në gjykatë, pasi ai insiston se Amber ka gënjyer për paratë e marrëveshjes së divorcit.

Shumë rreth 7 milion dollarë, të cilat sipas aktorit ato nuk janë dhuruar të gjitha tek spitali i fëmijëve në Los Angeles dhe Bashkimit të Lirive Civile Amerikane sipas marrëveshjes. Ylli i “Piratëve të Karaibeve” ka marrë miratim nga një gjykatës në New York për të urdhëruar organizatën e lartpërmendur të bëjë publike dokumentet që provojnë se Heard e ka dorëzuar shumën në vitin 2017, raportohet nga “USA Today.”

Paul Marotta

Avokati i Depp, argumentoi se premtimi i Heard ndaj bamirësive ishte një gënjeshtër e mirëmenduar dhe manipuluese që hodhi peshën e divorcit kundër aktorit që në fillim të çështjes. Depp e humbi çështjen kur një gjykatës u bazua në një titull se ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas së tij gjatë kohës që ata ishin të martuar. Nga ana tjetër, avokatë të “News Group Newspapers” insistuan se Heard nuk ka gënjyer për donacionet pasi ajo i ka paguar të gjitha brenda 10 vjetëve.

“Ajo ka bërë një numër pagesash tashmë në zbatim të këtyre premtimeve”, tha avokati, Adam Wolanski.

Rikujtojmë se Amber Heard krejt nga hiçi njoftoi se është bërë nënë e një vajze, e cila erdhi në jetën e saj përmes një nëne surrogato. Ajo mbron fort idenë se nuk është nevoja të kesh një bashkëshort për të patur një fëmijë dhe për ta rritur atë, pasi femrat mund ta bëjnë më së miri vetëm këtë gjë.

LEXO EDHE:

Back to top button