Skandali “Zhan Mitrev”: ASH: Qeveria nuk ka ndërmarr asnjë hap

Skandali “Zhan Mitrev”: ASH: Qeveria nuk ka ndërmarr asnjë hap

Aleanca për shqiptarët ka akuzuar sot Qeverinë se edhe përkundër faktit se storja hulumtuese e IRL për Zhan Mitrev ka ditë që është publikuar institucionet edhe më tej nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në drejtim të formimit të komisioneve hetuese, edhe pse bëhet fjalë për një jetë të humbura, dhe pacientë të cilët, kanë pjesë e studimeve mjekësore, pa dijen e tyre. ASH, ka pyetur publikisht prokurorinë publike se sa duhet të pritet për hapjen e lëndës për këtë skandal. ASH ka kërkuar arrestimin e personave të përfshirë me qëllim që të njëjtët të mos arratisën apo ndikojnë ndaj dëshmitarëve.

“Kur të gjithë pritem që Qeveria dhe institucionet përkatëse do reagojnë furishëm dhe do zbardhin dyshimet e familjarëve se çka në të vërtetë ka ndodhur në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, ndodhi ajo që e kemi parë e dëgjuar nga binomi LSDM – BDI dhe satelitët e tyre. Heshtje e asnjë reagim partiak dhe formim komisionesh e grupe pune që na jep të drejtë të mendojmë se, edhe ky fakt, do përjetoj fatin e skandalit të modularit në Tetovë, vaksinave, dhe tragjedive me autobusët në Bullgari dhe Llaskarcë. Pyesim prokurorinë se sa do presim për procesimin dhe zbardhjen e këtij skandali”, deklaroi Bekim Tateshi. Aleanca për Shqiptarët. /lsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button