Sofia Vergara i vuri flakën Instagramit me një video të 22 viteve më parë

Aktorja Sofia Vergara (49) me postimin e fundit nudo ka ndezur fansat nga profili i saj në Instagram pasi ka shpërndarë një video të nxehtë të moshës 22 vjeçare.

Në video, Sofia pozon në plazh e veshur me bikini të zeza tanga që i nxjerrin në pah kthesat e saj mahnitëse. Aktorja bukuroshe merr poza të nxehta teksa shikon joshëse kamerën.

Videoja tregon nga afër të gjitha atributet e saj të harlisura, por megjithatë kameramani përfundimisht fokusohet në fytyrën e saj. Sofia ishte atëherë 27 vjeç.

“22 vite më parë Kolumbi”, ka shkruar shkurt Sofia në përshkrimin e postimit dhe fansat entuziastë e kanë shpërblyer me pëlqime dhe komplimente të shumta, ndaj i kanë thënë se ishte dhe mbeti e bukur.

“Ti je e bukur”, “Dukesh bukur atëherë dhe tani”, “Ajo ishte dhe mbeti e bukur”, “Çfarë gruaje!”, “Kjo është gjithçka që më duhet sot”, janë disa nga komentet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara)

LEXO EDHE:

Back to top button