“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

Arrest shtëpiak për Dragi Rashkovskin, ish sekretarin e përgjithshëm të qeverisë. Megjithëse Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  për ish sekretarin e përgjithshëm të qeverisë kërkoi paraburgim, Gjykata Penale vendosi ndryshe. Arest shtëpiak iu shqiptua edhe pronarit të ndërmarrjes “Inovka”, kompani nga e cila Qeveria bleu softuerin për siguri në trafik. Gjykata konstaton se prokuroria nuk provoi që Rashkovski do të ndikonte te dëshmitarët, por nuk ka as prova që ai ka prona. Prokuroria paralajmëroi ankesë.

Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të provuar rrethanat për shkak të cilave kërkoi paraburgim, e jo ​​arrest shtëpiak, për aq më shumë se me arrest shtëpiak ne besojmë se ekziston ende rreziku i ndikimit te dëshmitarët dhe provat materiale që tek në vijim duhen të grumbullohen”, tha Ivana Trajçeva, prokurore.

Prokuroria dyshon se Rashkovski ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. Me blerjen e softuerit të sigurisë në komunikacion, derisa Rashkovski ishte Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, sipas prokurorisë, është shkaktuar dëm prej rreth 180 mijë euro, ndërsa  autor i softuerit ishte Rashkovski.

Ligji për Prokurimin Publik përcakton që ju nuk mund t’i dakordoni  kushtet, përkatësisht dokumentacionin e tenderit me pjesëmarrësit në procedurë, gjë që është bërë në këtë rast. Nuk mund të kontaktoni me ta. Ka mënyra për të komunikuar në mënyrë elektronike”, pohoi Ivana Trajceva, prokurore.

Për blerjen e softverit gjithsej dyshohen katër persona. Prokuroria zbuloi se Rashkovski fillimisht kishte siguruar gjërat e nevojshme për patentën e tij, dhe tek më pas nga Inovka e ka blerë softverin për siguri në komunikacion dhe ka dhënë drejtimin si të përgatitet specifikimi teknik për t’u blerë patenta në të cilën Rashkovski ka vënë nënshkrimin se ishte shpikja e tij. Rashkovski, përveç softverit, u bë i njohur në publik pasi Alsat zbuloi se fëmijët e tij të mitur do të ndërtojnë një vilë luksoze prej 800 metra katrorë në Pobozje.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button