Spasovski: 215 persona janë pajisur me dokumente të tjetërsuara

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në një intervistë për shtyp pranë qeverisë bëri të ditur se çfarë po ndodh në orët e fundit me grupin kriminal të strukturuar ku nëntë nëpunës të MPB-së kanë qenë pjesë e aferës “Mafia”.

AI tha se këta punonjës policie kanë pajisur me dokumente të Maqedonisë së Veriut plot 215 persona, që janë pjesë e një grup ndërkombëtar kriminal.

Punonjësit e policisë dhe funksionarë në Ministrinë e Brendshme kanë keqpërdorur funksionin e tyre duke pajisur me dokumente udhëtimi persona që nuk janë shtetas të Maqedonisë së Veriut duke shfrytëzuar identitete të tjera, të personave që nuk kanë pasur dokumente biometrike. Në total janë pajisur 250 persona me dokumente të Maqedonisë së Veriut. Ka pasur edhe ndërmjetësues vendas në këtë aferë. Bëhet fjalë për një grup ndërkombëtar kriminal. Bëhet fjalë për persona me rrezikshmëri të lartë kriminale.

LEXO EDHE:

Back to top button