Spektakël në Zvicër, qielli mbi alpe bëhet portokalli

Erërat e mbërritura nga Saharaja kanë bërë që qielli mbi malet e Zvicrës të marrë një ngjyrë portokalli, ashtu si edhe ne disa pjese te tjera të Europës. Ky fenomen ndodh çdo vit megjithatë këtë radhë ai ka qenë shumë më i dallueshëm e mendohet se arsyeja është pikërisht forca e erës si dhe volumi më i madh i grimcave që ajo ka sjellë me vete.

Sipas SRF Meteo, shërbimi kombëtar zviceran i meteorologjisë, grimcat e rërës vijnë nga rajonet veriperëndimore të Afrikës, përfshirë Mauritaninë, Mali, dhe Algjerinë. Kushtet atmosferike atje kanë bërë që rëra të ngrihet deri në pesë kilometra lart në qiell përpara se të nisë rrugëtimin drejt Europës. Rezultati ishte qielli i portokalltë mbi Zvicër, por edhe në rajonet jugore dhe lindore të Francës. Pritet që ky spektakël i vërtetë i natyrës të marrë fund me mbërritjen e një fronti të ftohtë që do të ulë sërish temperaturat, të cilat në disa pjesë të Zvicrës arritën të shtunën deri në 15 apo 15 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button