Strugë, mbeturinat vazhdojnë të hidhen në deponinë në hyrje të qytetit

Më 9 prill fillon procesi gjyqësor, në të cilin Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë ka paditur Komunën e Strugës, Ndërmarrjen Publike dhe Ministrinë e Mjedisit, për mos ndërmarrjen e masave për menaxhim me deponinë e paligjshme, në hyrje të qytetit. Aktivistët civilë thonë se janë të zhgënjyer me qëndrimin e autoriteteve ndaj kësaj çështje.

I gjithë populli është i zhgënjyer. Jo vetëm që është i zhgënjyer, por ai është gjithashtu i befasuar. Disa vjet më parë, kishte një analizë individuale të një numri në rritje të pacientëve me kancer, veçanërisht në zonat përreth deponisë. Supozoj se tani ai numër është edhe më i lartë – tha Valentina Jovanoska Filipova, aktiviste.

Aleanca për Shqiptarët akuzon Merkon se përkundër shumë premtimeve, si deputet, ministër dhe kryetar në tre mandate, nuk bëri asgjë për ta zhvendosur këtë deponi.

Nga Komuna e Strugës i vlerësojnë akuzat e Imerit të pabazuara sikur edhe ato për koston e mirëmbajtjes së deponisë.

Deponia e Strugës gjatë mandatit të Kryetarit Ziadin Sela ishte në gjendje të mjerueshme. Ju nënshkruat një kontratë me vlerë 33 milion denarë. Në vitin 2018, Kryetari Merko nuk bëri asnjë kompensim për mirëmbajtjen e kësaj deponie, dhe për vitin 2019 dhe 2020 vlera e përgjithshme për mirëmbajtje e deponisë arrin shumën prej 10 milion denarë, që është më pak se gjysma e shpenzimeve të bëra nga partia juaj, kur ajo ishte në pushtet – njoftojnë nga Komuna e Strugës.

Por, përveç ndërtimit të një stacioni të transferimit, ku mbetjet duhej të shtypeshin, seleksionoheshin dhe të transportoheshin, asgjë tjetër nuk është realizuar. Stacioni, për të cilin u shpenzuan rreth 340,000 euro, nuk funksionoi aspak edhe tre vjet pas ndërtimit, dhe tani ka nisur të prishet. Ndërsa mbeturinat ende hidhen në vendin e njëjtë, në vend që të bëhet në deponinë Drisla në Shkup, siç u premtua fillimisht nga qeveria aktuale lokale.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button