Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 43 vjeçarin nga një fshat i Gostivarit i cili paraprakisht u denoncua nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen rastit.

“Më datë 01.04.2024 në ora 22:25, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.S. (43) nga një fshat i Gostivarit, pasi që rreth orës 19:00 në shtëpi e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 37 vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button